Kur Kristjan Sterjo u arrestua kohë më parë për plagosje me thikë, shokët e tij vendosën ta prisnin jashtë Gjykatës së Korçës me telefonat në dorë. E filmuan teksa dilte i buzëqeshur pas caktimit të masës së sigurisë dhe videon e publikuan në rrjetet sociale.
Por nuk ishte vetëm videoja që ra në sy. Në sfond kishin vendosur një këngë, ku dëgjohet fraza: “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.”
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, ngjarje për të cilën Sterjo është arrestuar si autor i dyshuar.



















