Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Berat, fatmirësisht pa të lënduar

25 Korrik 2021, 21:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 ku në aksin rrugor Berat-Poshnje dy mjete janë goditur njëri me tjetrin. Të dy mjetet janë tip Benz 220 me targa AA 180 TK si dhe tjetri tip Benz AB 707 CY, ky i fundit ishte marrë me qira dhe drejtohej nga një çift i huaj.

Të dy ishin në një sens kalimi, por mjeti Benz i çiftit të huaj bëri një parakalim të gabuar dhe humbi kontrollin duke goditur mjetin që po parakalonte.