Paraqitje fantastike për Shqipërinë në Austri, Lara Colturi merr pikë për herë të 3 në Botëror

28 Dhjetor 2022, 16:34

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka bërë një paraqitje mahnitëse në Botëror, duke u renditur e 20 në pistën e Austrisë. 16-vjeçarja e natyralizuar, e cila mori pikë për herë të tretë, garoi në kushte jo të duhura për shkak dëmtimi, ndërsa të enjten do garojë në disiplinën e Slalomit.