Parashikimi i horoskopit javor për datën 24 deri në 30 tetor nga astrologu Jorgo Pulla

24 Tetor 2022, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2022-10-24 10:29:10

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  24 deri në 30 tetor) ai tha se kjo javë vjen me favorizime shumë të mëdha në fushën ekonomike.

Një javë pozitive dhe ideale, nga kjo javë do të varen ditët që do të vijnë për dy arsye, pasi kemi ndikime dhe favorizime shumë të mëdha në fushën ekonomike. Kemi Diellin që futet në Akrep më datën 23 Tetor, ndërsa më datën 25 Tetor kemi eklipsin e fundit diellor që ndikon në Akrep, që do të thotë se shumë gjëra do të ndryshojnë, ndryshime shumë të mëdha do të bëhen deri në Mars të 2023.