Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 23 Maj deri në 29 Maj) ku sipas tij do të ketë ndikime tepër të mëdha në fushën e biznesit.
“Javë vendimtare në fushën e biznesit. Gjatë kësaj jave ndikim pozitiv do të kenë dy shenjat, Dashi dhe Peshqit. Ndërsa më të kujdesshëm duhet të tregohen shenja e demit, Akrepit dhe Ujorit. Për këto shenja do të rikujtohen gabimet e së kaluarës ndaj duhet të tregohen të ëvmendshëm në zgjidhjen e problemeve për të gjitha shenjat do të kenë shanse të mira në fushën e udhëtimeve” tha ai.