Parashikimi i horoskopit javor për datën 25 Prill -1 Maj nga astrologu Jorgo Pulla

25 Prill, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2022-04-25 11:48:59

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 25 Prill deri në 1 Maj) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se pritet të jetë java e Demit, i cili do të ketë mundësi të mëdha në komunikim dhe në anën financiare.

“Kjo javë mund të themi se është javë e favorizuar për shenjën e Demit. Do të kenë mundësi shumë të mira komunikimi të lindurit e kesaj shenje për gjatë kësaj jave si dhe mjaft pozitive do të jetë ana ekonomike-financiare. Ndërsa në anën shpirtërore të palidhurit do të kenë një javë me zhivillime pozitive” tha ai.

Ndërsa theksoi se në përgjithësi do të jetë java e sekreteve të mëdha, prandaj shenjat duhet të tregojnë më shumë kujdes këtë javë:

“Hëna e plotë e datës 16 për një pjesë të shenjave ka sjellë ndryshime problematike, ndaj për gjatë kësaj jave të gjitha shenjat duhet të jenë të kujdesshme në gjërat që duhet të bëjnë. Në rang botëror ndikime shumë të mëdha priten, por do të jetë një javë ku do të kemi zgjidhje pozitive. Rikthehet java e sekreteve të mëdha, për të gjithë ata që do të ndjejnë probleme rreth tyre është mirë që të konsultohen dhe të trakosin në dyert e duhura” tha astrologu Jorgo Pulla.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha