Parashikimi i yjeve per muajin Qershor !

4 Qershor 2021, 12:46

Muaji qershor do të jetë një muaj pozitiv dhe plot energji për të gjitha shenjat tha astrologia Meri Gjini e ftuar në studion e “Rreze Dielli”. Ndërsa theksoi se kryefjala e muajit janë fëmijët, sidomos maturantët të cilët do të kenë mundësinë të shpalosin më të mirën e tyre. Datat që të gjitha shenjat duhet të kenë kujdes janë në fund të muajit, kryesisht 27 dhe 29 ku fenomeni i të papriturës do të jetë prezent sidomos për gjërat që nuk varen nga individi dhe që na e bën të vështirë organizimin e një axhende fikse. Shenjat e zjarrit do të jenë më të favorizuara këtë muaj.

Parashikimi i  yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Nuk ka vend për risqe të mëdha përsa i përket lëvizjeve por ka vend për të treguar dhe për të marrë shumë dashuri në familje. Do të rezultojë muaj i mirë për detyrimet që do të kenë, ka mbyllje shumë të mira të detyrimeve të tyre dhe marsi tek luanët do ti bëjë që të ndihen me vetbesim shumë të lartë dhe do ti jap tonacionin  e duhur që fjala që thonë të dëgjohet dhe të ndiqet.

Demi

Të mos imponojnë ndryshimet, ndryshimet janë brenda gjithësecilit ose të respektojnë faktorin kohë për ndryshime të mundshme që i kanë të detyrueshme në raportet e tyre. Mërkuri në të kundërt na jep mundësinë për të bërë korrigjime të vogla në mënyrën se si bashkëpunojmë me njëri-tjetrin por jo imponime, sepse sjellin thyerje dhe sjellin distancim dhe nuk është koha për këto. Për cfarë ndryshimesh janë të pashmangshme do ta kenë mundësinë në 10-ditëshin e fundit të muajit.

Binjakët

Janë pak konfuz se si do të rrjedhi axhenda e tyre jashtë shtëpisë, nuk ka vend për asnjë lloj devijimi apo neglizhimi në cështjet ligjore apo cështje zyrtare apo cështje që do të duhet të firmosen. Të shohin me kujdes cdo gërmë të vogël me qëllim që të mos të duhet që të paguajnë apo ti rikthehen apo të kenë firo të konsiderueshme do të thoja. Të muns të bëjnë ndryshimet e mundshme tek vetja me qëllim që të zgjerojnë bazën ekonomike apo të marrin atë që kanë të rëndësishme për muajin qershor.

Gaforrja

Do të bëjë të mundur që të dalë nga ajo guacka që ishin mbyllur nga fundi I majit dhe fillimi I qershorit  dhe do jene të detyruar dhe nëse nuk ia kanë shumë terezinë punës, janë të detyruar që të jenë në vijë të parë.Janë të detyruar të jenë aktiv, janë të detyruar që të punojnë. Me shumë gjasa do të ndodhin dy gjëra shumë të mira për gaforren, e para për ata që kanë borxhe është momenti t’I kërkojnë, t’I mbledhin që ti marrin këtë muaj. Dhe e dyta ata që kanë projektuar fillime të reja profesionale nga muaji mars  jam e sigurtë që do të kenë përgjigje pozitive. Një pjesë shumë e mirë e gaforrës do të kenë fillime të reja brenda muajit qershor, ata që kanë kërkuar ata që kanë punuar për të kërkuar nisje të reja, për ata që nuk kanë kërkuar do të ishte mirë që të përshpejtojnë kohën që të dërgojnë cv-të e tyre ku të munden me qëllim që të kenë një vlerë aktive dhe të mos kenë mungesa në pjesën e ekonomisë.

Luani

Do të duhet të kontrollojnë tonacionin në fakt sepse do të jenë të ekzagjeruar në mënyrën se si imponohen si me fjalën dhe si me veprimin. Përsa I përket mënyrës se si do pozicionohen në raportet e tyre profesionale sepse në raportet personale duket sikur lehtësisht do vendosin pikat mbi i. Duket sikur do i kopsisin në një formë të tillë dhe do të kenë të qartë se cfarë kanë dhe cfarë nuk kanë, ku po shkojnë dhe si po shkojnë.

 Virgjëresha

Prioritet e muajit do të duhet të ngelin,  e para raportet me fëmijët apo me pjestarët e tjerë të familjes dhe e dyta të qartësojnë në mënyrën se si do të veprojnë me njerëzit që rrethojnë ambientet profesionale. Mërkuri në të kundërtet sjell pjesën e “ bëj këtë apo atë” por asnjë gjë më të vështirë se sa kaq apo gjë me zarar.

Peshorja

Puna dhe organizimi, do të duhet që të vendosin prioritet në të njëjtën kohë pjesën emocionale, është humbje energjie, është humbje kohe, do të duhet të shfrytëzojnë maksimimalisht këtë vendosje planetare për të bërë korrigjimet e duhura, për të marrë iniciativat e duhura apo për të marrë përgjegjësitë e duhura sidomos ata që kanë punë që lidhen me sezonin e verës.

Akrepët

Kanë nevojë për të mbyllur gjërat, për të konkluduar dhe me konkludime dhe mbyllje do të merren pothuajse në pjesën më të madhe të muajit. Duket sikur cfarë kanë të mbartuar që nga marsi dhe deri tani do të mbyllen lehtësisht. Ndërkohë që data 15 dhe në vazhdimësi mund të shënjë periudhë shumë të mirë edhe për firmosjet e tyre të rëndësishme.

Shigjetari

Nuk ka vend për ta ekzagjeruar me sported  ekstreme të stinës, pra duhet të jenë të kujdesshëm. Përsa I përket lekut ka lajme të mira ka lëvizje të mira po ka zgjidhje të mira edhe pse nuk duhet që të anashkalojnë detyrimet ndaj zyrave, ndaj shtetit, apo gjërave të kësaj natyre nëse kanë në axhendën e tyre apo të planifikuara dhe atje ku do të duhet të marrin maksimumin është edhe për cështje që I përkasin shtëpisë apo punës në zyrë.

Bricjapi

Duhet të jenë të kujdesshëm me intonacionin, me mënyrën se si I imponohen, është shumë e rëndësishsme që pavarësisht sensit të drejtësisë nga i cili do të nxiten për të folur, për të diskutuar e drejta e tyre do të përcillet shumë më mirë nëse bëhet me tonacione të qetë, të kontrolluar dhe të lehtë. Pra ngadonjëherë gjërat e rëndësishme nuk ka nevojë të gërthiten, pëshpëriten dhe përcillen ekzaktësisht sic e duan. Bashkëpunimet dhe gjetja e formës për të hapur cdo mënyrë të mundshme për të prodhuar lekët  duket sikur është ajo ndjesi, pra është zgjerimi I mënyrës dhe pikave të cilat do të prodhojnë nga punët e tyre pjesën e ekonomisë, për të fuqizuar xhepin drejtpërdrejt. Dhe kjo ndjesi në fakt do të vazhdojë gjatë, deri në fund të vitit.

Ujori

Me vonesa në lidhje me lekët, në fakt mund të jetë ankthi I pjesës së parë edhe dita e nesërme pikërisht nga kjo vonesë mund të bëhet sebep për të pasur grindje të vogla në ambientet familjare. Saturni në të kundërt mund të ulë pak ritmin por ulë dhe vështirësitë ndërkohë në datën 21 planeti fatit do fillojë lëvizjen në të kundërt nga peshqit për tu kthyer përsëri tek ujorët për ti dhënë mundësinë ata që nuk e kanë shfrytëzuar, ta shfrytëzojnë.

Peshqit

Do të duhet të merren me fizikun, lodhja apo ngarkesa zbehet por gjithsesi  detyrimet vazhdojnë të jenë të tilla që vështirë se  do të zvogëlohen detyrimet e axhendës  ditore. Mbas datës 22 të muajit do të ishte mirë që të merreshin me fizikun e tyre konkretisht me shlodhjen e tyre.