Parazitët në trup, Ylli Merja: 5 kura magjike për t'i larguar përfundimisht

18 Dhjetor 2023, 15:45

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në trupin tonë. Vitet e fundit kjo problematikë duket se është rritur ndjeshëm, infektimi i parazitëve është një problem i përhapur që nuk duhet nënvlerësuar, ato gjenden kudo, duke filluar nga uji i pijshëm e deri tek tregu i fruta perimeve apo ushqimet e pagatuara mirë. Vezët e parazitëve mund të hyjnë në enët e gjakut dhe të udhëtojnë me gjakun në çdo pjesë të trupit, kështu mund të zhvillohen në gjithë organizmin në mushkëri, mëlçi, veshka, zemër, lëkurë, sy, mitër dhe madje dhe në tru duke shkaktuar sëmundje shumë serioze.Por cilat janë shenjat e para si dhe simptomat që tregojnë se mund të keni parazitë?

Në studion e "Rreze Dielli" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon 5 trajtime alternative të cilat kanë rezultuar tepër efikase për largimin e parazitëve.