Paris, hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, arrestohet i dyshuari

19 Prill, 17:12

Një person hyri ditën e sotme në konsullatën e Iranit në Francë dhe kërcënoi se do të shpërthente lëndë plasëse. Ai tha se do të hakmerrej për vëllanë e tij të arrestuar. Mirëpo, policia ka ndërhyrë edhe pas kërkesës autoriteteve diplomatike duke e neutralizuar dhe vënë nën arrest personin e dyshuar.