Parku i humbur i Ahmet Zogut dhe 80 vitet ku populli nuk hynte dot! Amarcord - Report Tv

29 Qershor, 22:00 | Përditesimi: 29 Qershor, 22:00

Pas portës së hekurt të Pallatit të Brigadave, fshihet një park që pak sy e kanë parë, hapësirë e projektuar për mbretin, e ndërtuar nga arkitektët italianë, mbuluar sot mes pemëve të mbjella nga njeriu dhe nga natyra. Në këtë episod të Amarcord, Eljan Tanini ju çon në një shëtitje përmes rrugicave të një parku të mbyllur, ku historia, arkitektura fashiste dhe gjelbërimi mbretëror bashkohen në një rrëfim nostalgjik për Tiranën që mund të ishte. Kopshtet e Pallatit Mbretëror të Tiranës nuk janë vetëm një kujtim i së kaluarës monarkike, por edhe një simbol i hapësirave publike që qyteti ka humbur ndër vite. Midis bimësisë së egër dhe të butë, arkitekturës me shije italiane, zbulojmë një pjesë të Tiranës që i përket kujtesës por jo përditshmërisë. I ftuar në Amarcord, Arkitekti i peizazhit, Andi Papastefani.

E.H/Shqiptarja.com