Parlamenti Europian: Rusia shfrytëzon Serbinë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor

26 Prill 2023, 22:30

Parlamenti Europian thotë se Rusia po shfrytëzon ndikimin e saj te Serbia për të ndërhyrë në Ballkanin Perëndimor. Kjo ndërhyrje sipas një raporti të mbështetur nga 27 përfaqësues, ushtrohet në Bosnje nëpërmjet Republikës Serbe, si dhe në Malin e Zi.