Parlamenti i Koresë së Jugut vendos, presidenti pezullohet nga të gjitha detyrat, qytetarët festojnë në rrugë

14 Dhjetor, 16:26

Asambleja Kombëtare e Seulit miratoi mocion për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, i cili u vu nën kritika për përpjekjen për të vendosur ligjin ushtarak. Tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese për të vendosur përfundimisht fajësinë e kreut të shtetit. Vendimi për shkarkimin e Presidentit u festua nga mijëra qytetarë që ishin mbledhur jashtë parlamentit.

    No videos found.