Partia e Lirisë dhe PD e Berishës kërkojnë mocion me debat në Kuvend me drejtuesit e ERE: Të japin llogari për rritjen e çmimit të energjisë

4 Tetor 2022, 13:01

Partia e Lirisë dhe PD e Sali Berishës kanë kërkuar mocion me debat në Kuvend me drejtuesit e ERE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 këh. Kërkesa drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, është firmosur nga 15 deputetë, 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe 11 deputetë të Berishës.