Partizani harron shijen e fitores, përballja me Kukësin në 'Air Albania' mbyllet pa fitues

17 Tetor 2021, 19:51

Pa fitore në këtë sezon është mbyllur edhe java e pestë e Superligës për Partizanin. Të kuqtë kanë barazuar 1-1 kundër Kukësit në ndeshjen e shumëpritur për t’u zhvilluar në ‘Air Albania’, por që çuditërisht u luajt pa ‘VAR’ dhe që u ndërpre për disa minuta për shkak të energjisë. Për t’iu rikthyer ndeshjes të parët kaluan në avantazh kryeqytetasit me Tedi Carën, ndërsa Kukësi barazoi me Feizhao.