Partizani kryeson Superligën, 2 gola në Durrës! Egnatia tripletë Kukësit dhe kërcënon kreun, Vllaznia gjashtë ndeshje pa fitore

1 Prill 2023, 20:29

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur sot javën e 27-të. Pas disa ditësh pushim për shkak të ndeshjes së Kombëtares, skuadrat e elitës janë rikthyer në fushë. Me fillim nga 15:00, Kukësi humbi 0-3 në shtëpi me Egnatian, teksa në "Loro Boriçi" Vllaznia dhe Bylis u ndanë në paqe 0-0. Në 18:00 në "Niko Dovana" Teuta humbi 0-2 me Partizanin.