Partizani lë pas krizën, por e pret 'ferri' i Shkodrës! Latifi: Vllaznia në dy ndeshjet e ardhshme do 6 pikët

5 Dhjetor 2021, 16:24

Fitorja 2-1 kundër Skënderbeut i ka dhënë fund përfundimisht krizës së rezultateve te Partizani pavarësisht se të kuqtë kanë nevojë për qëndrueshmëri për të luftuar për titullin. Edhe pse me shumë kontestime për shkak të vendimeve të arbitrit të kuqtë ia dolën kundër korçarëve falë supergolit të Rrapajt dhe Tedi Carës.

Gjithsesi për 16 herë kampionët e vendit nuk do jetë aspak e lehtë për të mbajtur ritmin, pasi të mërkurën i pret në Shkodër Vllaznia.