Partizani me 'mision të pamundur', Daja: Kërkojmë mbështetjen e tifozëve kundër Bazelit, nuk do futemi në aventurë

29 Korrik 2021, 14:56 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 14:56:50

Të paktën tre gola duhet të shënojë Partizani mbrëmjen e sotme për të përmbysur Bazelin dhe për t’u kualifikuar në turin e tretë të Conference League. Trajneri Daja e di vështirësinë e këtij misioni dhe kërkon mbështetjen e tifozëve, ndërsa thotë se nuk do ta lejojë skuadrën të futet në aventurë.