Partizani në ‘gjueti’ për sulmues, kërkohet Eros Grezda! Gjakovari kërkon të ikë nga Manisa, Superliga jo opsion

26 Dhjetor 2022, 19:04

Partizani kampion dimri në Superligë ka vënë në synim emra të rëndësishëm për t’u përforcuar në sulm gjatë merkatos së janarit. Eros Grezda është një prej objektivave, por të kuqtë mbajnë në monitorim edhe Eraldo Çinarin, ish-sulmuesin e tyre.