Partizani 'ngec' dhe humbet kreun, Tirana dhe Vllaznia fitojnë me 'poker'! Bardheblutë në krye të Superligës

21 Janar 2023, 19:47

Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar tre ndeshjet e para për javën e 17-të. Në 13:00 në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Partizani barazuan 1-1. Në 16:00 në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 4-1 me Laçin. Në "Air Albania", Tirana fitoi po me goleadë 4-1 me Bylis duke marrë kreun e Superligës.