Partizani përmbys Kukësin dhe gëzon për Teutën, Tirana mposhtet në Durrës! Derbi bëhet i jashtëzakonshëm

6 Maj 2023, 22:24 | Përditesimi i fundit: 2023-05-08 14:34:05

Partizani ka rikuperuar 3 pikë në luftën për titull kampion, pasi të kuqtë kanë bërë detyrën kundër Kukësit edhe pse fillimisht e panë veten në disavantazh. Në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet verilindorët zhbllokuan shifrat falë Taipit që ktheu në gol një penallti. Nuk kaloi shumë dhe të kuqtë barazuan me të njëjtën mënyrë, vetëm se këtë herë autor ishte Da Silva.