'Partizani’/ Shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën, nesër jepet vendimi për masën e sigurisë! Avokatët sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

27 Dhjetor 2023, 15:16 | Përditesimi i fundit: 2023-12-27 16:18:43

GJKKO pritet të dalë nesër me një vendim për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca e sotme u shty, ndërsa gjyqtarja Rudina Palloi rrëzoi kërkesën e avokatëve të Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kanë bërë një kërkesë të dytë për përjashtimin e Gjokës.