Partizani si Real Madridi, këtë sezon 'fluturon' në krahasim me të kaluarin! Trajneri Colella: S'jemi ende një skuadër shumë e fortë

25 Tetor 2022, 15:24

Në ndryshim me një sezon më parë Partizani këtë vit ka 10 pikë më shumë në renditje dhe një përqindje të frikshme të fitoreve në transfertë. Gjithsesi trajneri Kolela e mban me këmbë në tokë skuadrën, pasi shprehet se është shumë shpejt për të folur për titullin dhe se Partizani është ende një skuadër jo shumë e fortë.