Pas një hetimi 1-vjeçar, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 persona dhe ka shpallur në kërkim 6 të tjerë si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Hetimi ka nisur mbi bazën e ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë.Me marrjen e informacionit nga strukturat e Hetimit të Komisariatit Policisë Nr. 2 Tiranë, është organizuar puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtare kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë është regjistruar procedimin penal për veprat penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve' dhe 'Shkatërrim i pronës me zjarr'. Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Parku", në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve: D. Sh., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; F. P., 27 vjeç, J. H., 19 vjeç, I. G., 26 vjeç, D. B., 20 vjeç, J. C., 20 vjeç, O. D., 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, F. P., 22 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit: A. Ç., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; E. M., 22 vjeç, R. P., 25 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; F. S., 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K. Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B. Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Pas 1 viti hetimesh, policia vë në pranga 12 persona për trafik droge, shpallen në kërkim 6 të tjerë
Video të fundit në programin Sot, live në Shqipëri! Të gjitha
-
'Është ndërtuar gabim në 35 vite', Kumaraku: Duhet planifikim urban, të merren parasysh rreziqet...
9 Janar, 14:23 -
'15 vite gabime urbane, pasojat sot', Ballo: Përgjegjësi e ndarë mes institucioneve
9 Janar, 14:22 -
Flakë dhe panik te '5 Maji'! Bizneset shkatërrohen, Kreu i zjarrfikësve: Situata nën kontroll tashmë
9 Janar, 12:02 -
Dëmet në bujqësi/ Fermerët e pësojnë nga moti i keq, Pilku: Situatë komplekse
8 Janar, 14:34 -
Përmbytjet/ Pilku: Bujqësia do rikonstruktim, dëme të mëdha nga ndërtimet pa kriter
8 Janar, 14:32 -
'150 milionë euro dëm bujqësor', Përmbytjet shkatërrojnë fermerët, katastrofë natyrore
8 Janar, 14:31 -
Situatë kritike në Novoselë/ Shakaj: 13 familje të vakuuara e 50 hektarë toke të përmbytura
8 Janar, 14:08 -
Bllokohet Qafë-Plloça! Inxhinieri i REVOLTUAR: Projekt i ndërtuar për fushatë, licensa fiktive
8 Janar, 13:54 -
Shqipëria nën pushtimin e shiut dhe dëborës/ Gjoni tregon se kur pritet të qetësohet situata
8 Janar, 13:05 -
Qori i thotë JO Berishës! Rama do ndiejë dorën e hekurt të drejtësisë
7 Janar, 14:50 -
Panariti ngre ALARMIN/Kanale të shkatërruara, fonde të shpërdoruara dhe hidrovore jashtë standardeve
7 Janar, 13:55 -
Durrësi nën pushtimin e ujit/ Salla: Hidrovoret janë me kapacitet të plotë
7 Janar, 13:54 -
Ballkanasit humbin besimin tek BE, por shqiptarët në krye! Gjipali: Modeli i BE udhëheqës për ne
6 Janar, 14:13 -
Reshjet e shiut paralizojnë vendin! Gjoni: Do të vijojnë, ja kush rrezikon të përmbytet
6 Janar, 14:12 -
'12 mijë euro do shpëtonin Durrësin', Fico: Mungojnå investimet, babëzia ka çuar në përmbytje
6 Janar, 14:02 -
'Të burgosurit e Durrësit zhvendosen nga moti i keq', Prefekti Jani: Intensiteti shumë i lartë
6 Janar, 13:40 -
Arrestimi i Maduros, diplomati Kote: Trump zbatoi strategjinë e re të sigurisë kombëtare amerikane! SHBA do të jetë fuqia më e madhe në botë
5 Janar, 15:34 -
Trafiku në kolaps, eksperti: Nënkalimet zgjidhje urgjente, kalime në disnivele të domosdoshme
5 Janar, 15:16 -
Arrestimi i Maduro tremb Vuçiçin, Behluli: I frikësohet aleancës ushtarake Shqipëri–Kroaci–Kosovë
5 Janar, 13:09 -
Koha për të nxjerrë çadrën! Meterologia Gjoni: Shi deri të mërkurën, pastaj zënë vend...
5 Janar, 12:13

