Pas 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Për pak orë vendos nën kontroll disa nga vatrat më të mëdha! Ende asnjë përgjigje për vonesën dhe dëmet

1 Gusht 2021, 15:40

VLORË-Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret. Helikopteri në vetëm pak orë punë ka bërë mrekullinë, janë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve dhe tashmë po punohet me intensitet për fikjen përfundimtare të tyre.

Ky ka qenë njoftimi që e ka dhënë vetë edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale. Peleshi falënderon të gjithë efektivët e forcave të armatosura. Por ministri nuk thotë se nëse do ishte ndërhyrë më parë do të ishin bërë dëmet kolosale të deritanishme! Ende nuk kemi informacion se përse nuk u ndërhy më parë. Pyetja e madhe në këtë situatë është: A do të mbajë kush përgjegjësi për të gjithë këtë papërgjegjshmëri?