Pas 25 vitesh përfundon 'odiseja' e legalizimit të Kompleksi Malajzian në Tiranë, banorët 30 ditë kohë për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre

19 Gusht 2021, 10:29 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 10:29

Pas një çerek shekulli, përfundon odiseja e kompleksit më të madh të banimit në Shqipëri, i njohur si Kompleksi Malajzian në Tiranë. Kadastra Shqiptare përfundoi nje nga proceset më të gjata dhe me plot problematika. Banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që do afishohen në faqen e  facebook të Kadastrës Shqiptare.

KT/Shqiptarja.com