Pas aktorit të mirënjohur Leonardo Di Caprio, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et.
Përmes një video të postuar në profilin e saj në Instagram nga fondacioni 'Blue Heart', ajo shkruan se këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës.
Duke iu bashkuar kësaj fushate, synohet të ndihmojë në mrbojtjen e Gadishullit Ballkanik nga shkatërrimi i habitateve të paprekura.
Më herët kësaj nisme i është bashkuar aktori Leonardo Di Caprio i cili ka postuar dy video në profilin e tij në Instagram ku dhe shprehet kundër t ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë.
Vetëm disa muaj më parë, Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë.
