Pas Dybala-s Inter humbet edhe Bremer, Juventus i merr mbrojtësin nga duart! Torino pranon 47 mln euro

19 Korrik 2022, 18:11

Pasi humbi Dybala-n te Roma Inter po i jep duart edhe mbrojtësit Gleison Bremer. E gjitha për shkak të Juventusit, që është treguar e gatshme të ofrojë më shumë miliona se zikaltërit për mbrojtësin brazilian, i cili sezonin e shkuar u shpall më i miri në Seria A.