Pas 'fërkimit' të makinave i riu nxjerr armën dhe qëllon dy persona në Tiranë, i lë të plagosur! Shpallet në kërkim! Zbardhet dëshmia e të rinjve nga spitali

24 Korrik 2021, 23:10

Një konflikt i çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua në rrugën "Todi Shkurti", në një lokal, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Aldo Gjini, 31 vjeç.