Pas firmosjes së marrëveshjeve, Rama-Vuçiç-Zaev: Perspektiva të reja për rajonin

29 Korrik 2021, 13:54

Në konferencën për median kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur të tregojë se sa e rëndësishme është bashkëpunimi në rastet e fatkeqësive natyrore duke marrë sis shembull tërmetin në Shqipëri.

“Kur në nëntorin e 2019, ra tërmeti në Shqipëri ishin forcat e kërkim-shpëtimit të vendeve të rajonit, forcat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që na erdhën në ndihmë. Çfarë kuptuam ne nga kjo? Që bashkë jemi më të fortë. Dhe sot ne kemi firmosur një marrëveshje për të qenë bashkë, ku larg qoftë secili nga vendet përballet me një situatë të rëndë . Çfarë të keqe do të kishte për Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnjën që të bashkoheshin në kEtë nismë. Kjo nismë hap rrugën që të bashkëpunojmë së bashku. Ku është e keqja, që helikopterët e vendeve tona të jenë të gjithë bashkë, ky është shpirti I kësaj nisme”, tha Rama.