Pas Floridës, uragani Ian godet Karolinën e Jugut, 180 mijë banorë pa energji elektrike

30 Shtator 2022, 22:32

Uragani Ian ka goditur për herë të dytë SHBA-në. Pasi goditi Floridën, duke lënë pas 21 viktima, uragani Ian ka mbërritur në Karolinën e Jugut. BBC shkruan se pritet një valë stuhie e fortë dhe përmbytje. Rreth 90 trupa të Gardës Kombëtare dhe 11 helikopterë janë vendosur për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit. Më shumë se 2,000 punonjës të shtetit janë gjithashtu në terren dhe kanë pastruar tashmë qindra pemë të rrëzuara.