Pas herësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon një tjetër nen në Kodin Zgjedhor, shfuqizohet pragu 1% i votave në rang kombëtar për kandidatët e pavarur

5 Tetor 2021, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2021-10-05 14:53:02

TIRANË- Pas rrëzimit për herësin, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për herë të dytë Kodin Zgjedhor. Këtë herë Kushtetuesja ka shfuqizuar pragun 1% për kandidatët e pavarur.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë pjesërisht të drejtë kandidatit të pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, Elton Debreshit, i cili ishte propozuar si kandidat nga zgjedhësit. Kushtetuesja kërkon shfuqizimin e fjalisë së dytë të pikës 1 të nenit 162, e cila thotë se për zgjedhjet për Kuvendin përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë marrë më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi.