Pas kërkesës ndaj deputetëve për të zbritur në terren, Basha mbledh sërish grupin parlamentar

27 Shtator 2021, 15:52 | Përditesimi: 27 Shtator 2021, 19:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë në orën 16:00 grupin parlamentar. Kreu i PD-së ka zhvilluar një sërë mbledhje ditët e fundit, jo vetëm me deputetë, por edhe me drejtuesit politik e kryetarët e degëve.

Në mbledhjen e të shtunës kryedemokrati Basha, u kërkoi deputetëve që të zbresin në terren në zonat e tyre e të njihen më pranë më problemet e qytetarëve, në mënyrë që të bëhen zëri i tyre. Mbetet për t’u parë nëse sërish do të diskutohet edhe përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit tashmë ka nisur takimet në bazë të cilësuar si ‘Foltore’.

KT/Shqiptarja.com