PD merr vendimin: S'ka mbledhje online të komisioneve parlamentare, ne do paraqitemi fizikisht! Basha porosi deputetëve: Zbrisni në zonat tuaja

Deputetët e Partisë Demokratike do të paraqiten fizikisht për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Vendimi është marrë nga Grupi Parlamentar i PD-së në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme brenda selisë blu e cila zgjati për rreth dy orë.

Sipas burimeve nga mbledhja për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, PD nuk e njeh vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve. Sipas demokratëve është vendim që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët.

Po ashtu gjatë mbledhje kryetari i PD-së u ka dhënë porosi deputetëve që të zbresin në zonat e tyre elektorale e të dëgjojnë problemet e qytetarëve në mënyrë që të adresojnë shqetësimet e tyre.

Rritja e çmimeve, ecuria e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit si dhe konsultimet me qytetarët për reformën territoriale, kanë qenë disa nga problematikat të cilat ka përmendur kryedemokrati që të diskutohen me qytetarët. Sipas Bashës, po ashtu duhet të bëhen gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës.

Ajo që u vu re në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PD-së, është se ndonëse nuk munguan debatet mes kryetarit Lulzim Basha dhe Flamur Nokës presioni i deputetëve për t’i kërkuar sërish llogari për vendimin e marrë në mënyrë personale, u duk më i zbutur. Ky i fundit Bashës i kërkoi të qartësojë demokratët dhe të flasë për masakrën zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Urdhri i Bashës për deputetët të denoncojnë shqetësimet e qytetarëve, Salianji dhe Arbër Agalliu u besohet koordinimi i aksionit opozitar

Gjatë mbledhjes së sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka udhëzuar deputetët që të zbresin në terren me qytetarët dhe të bëjnë publike shqetësimet e qytetarëve. Për të koordinuar denoncimet problematikat e qytetarëve dhe të grumbullojë propozimet konkrete që do të vijnë nga degë e deputetë demokratë janë caktuar nga kryedemokrati,  Ervin Salianji dhe Arbër Agalliu.

Ervin Salianji, nënkryetar i grupit të PD dhe Arbër Agalliu sekretar grupi, do të jenë koordinues edhe për aksionet që do të ndërmarrin deputetët nga zonat e tyre.

Ora 12:55
Basha thirrje deputetëve: Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e qytetarëve! Rritja e çmimeve skandaloze

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje deputetëve që të zbresin në terren dhe të bëjnë publike shqetësimet e qytetarëve.

Basha deputetëve: Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve

Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqsorit dhe jo vetëm. S'mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar  aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Europës e ndër më të korruptuarat në botë. Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale. Së shpejti do të ngrihet grupi i punës në PD për të hartuar draftin ligjor.

Duhet të bëjmë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, si dhe reformë zgjedhore dhe instrumenta zbatimi që mundësojnë  rregulla të barabarta zgjedhore për të gjitha subjektet duke u bazuar në praktikat e mira europiane.

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uka: 25/09/2021 22:13

    I perzuri deputetet ky tani. Ikni neper zona u thote. Mmmmm, tani neper zona po shkon Berisha, po ai eshte perjashtuar nga grupi. Cte jete kjo pune, injorance e Bashes, do te rrije vetem per te kurdisur ndonje pisllik me Kimin apo si?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb