Pas Lushnjës edhe në Durrës kërkojnë 'koalicion Basha-Berisha' për vendoret! Burime për Report Tv: Demokratët duan kandidat të përbashkët për kryebashkiak

24 Janar 2022, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 17:02:51

Ditën e sotme Partia Demokratike dega Durrës, ka afatin e fundit për shpalljen e emrave pretendent pranë Komisionit te Themelimit, emra të cilët pritet të miratohen për të kaluar më pas në një tjetër fazë, atë të përzgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e datës 6 mars, por nga burime të brendshme Report Tv ka zbuluar se PD dega Durrës, do të dalë me një emër të përbashkët, për të përfaqësuar të dyja grupimet Basha-Berisha.