Pas më shumë se 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Ende asnjë informacion se për në cilën prej vatrave është drejtuar

1 Gusht 2021, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2021-08-01 15:02:19

VLORË-Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret. Ende nuk ka asnjë informacion se për në cilën prej vatrave ta zjarreve ai është drejtuar.

Vendin e kanë pushtuar zjarret, sidomos pamjet nga Qarku i Vlorës kanë qenë vërtet apokaliptike.  Qytetarë të frikësuar dhe punonjës që me vetëmohim dhe mjete rrethanore, degë pemësh dhe lopata, luftojnë me flakët.