Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, por pasdite parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore.
Sipas MeteoAlb, mbete në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin tonë. Këto kushte atmosferike vijojnë deri pas mesditës kur parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.















