Pas ngjarjes tragjike në Himarë, Policia Kufitare e Sarandës bllokon tre motoskafë, ishin pa dokumentet përkatëse

2 Gusht 2022, 21:55

Policia Kufitare e Portit Sarandë, ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit. Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke  mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.