Pas Niklës, Policia aksion anti-kanabis në Lezhë! Asgjësohen 4 mijë bimë kanabis, asnjë në pranga!

2 Qershor 2021, 12:13

Pas Niklës në Krujë, FNSH dhe RENEA kanë ndërmarrë një aksion anti-kanabis në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabisi në zonën e Kashnjetit, ndërsa nuk ka persona të arrestuar për shkak se bimët narkotike janë gjetur në tokë shtetërore, pa pronar privat. Operacioni është zhvilluat pasditen e sotme në bashkëpunim me Gurdia di Financa dhe do të vijojë në të gjithë qarkun, ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Sipas burimeve, ky është aksioni i dytë brenda një kohe të shkurtër në qarku e Lezhës, ndërsa nga frika e dekonspirimit është shmangur policia lokale.