Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj

13 Shtator 2021, 13:28

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj të qeverisë Rama. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv për gazetarin Arsen Rusta. Meta kërkon nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme nëse ministrat janë në procese gjyqësore. Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kërkesa për informacion në Prokuroritë e Rretheve për ministrat e rinj. Prokuroria e Përgjithshme pas interesimit për Report Tv ka deklaruar se  "Po mbledhim informacion, shumë shpejt do i përgjigjemi Presidencës".