Kulmon sot në mbrëmje dhe mëngjesin e ditës së nesërme pelegrinazhi i 13 javëve në Kishën e Shna Ndout në Laç. Gjatë gjithë ditës së sotme mijëra pelegrinë i janë drejtuar vendit të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambjenteve të kishës. Report Tv sjell pamje nga Kisha e Shna Ndout ku qindra makina në radhë i drejtohen kishës. Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfarojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë. Ndryshe nga një vit më parë ku besimtarët e kanë mbajtur pelegrinazhin nën masat anti-COVID, këtë vit ata janë më të lirë pasi lejohen grumbullimet. Rituali i 13 të martave: Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou.
Pas ritualit të 13 të martave mijëra besimtarë do të kalojnë sonte natën në kishën e Laçit! Kremtohet Festa e Shna Ndout
Video të tjera
-
Protesta e ‘Flamingove’ zhvendoset pranë Kuvendit, pjesëmarrje e ulët mes motit të vranët në Tiranë
18 Nëntor, 18:56 -
Protestuesit bllokojnë qarkullimin e mjeteve te Kryeministria, ndërhyn policia, i zhvendos në trotuar
18 Nëntor, 18:54 -
‘Flamingot’ dy protesta, por mbledhin pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia i zhvendos në trotuar (VIDEO)
18 Nëntor, 18:49 -
SHBA miraton 2 sisteme raketore 210 mln $ për Shqipërinë! DASH njofton kongresin amerikan: Sukses për Forcat e Armatosura shqiptare
18 Nëntor, 17:21 -
SHBA miraton 2 sisteme raketore 210 mln $ për Shqipërinë! DASH njofton kongresin amerikan: Sukses për Forcat e Armatosura shqiptare
18 Nëntor, 17:06 -
Operacioni ‘Ura’/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 milionë eurove pasuri të anëtarëve të grupeve që trafikonin drogë, mes tyre dy lokalet e njohura në Durrës dhe televizioni ‘Vlora Cable’ (FOTOT)
18 Nëntor, 16:50 -
Dy herë i dënuar për drogë, arrestohet sërish 41-vjeçari në Fier! Kapet me doza kokaine (EMRI)
18 Nëntor, 16:40 -
‘Flamingot’ mblidhen pranë Kuvendit, policia bllokon rrugën drejt Parlamentit! Pjesëmarrje e ulët në të dyja tubimet (VIDEO)
18 Nëntor, 16:28 -
‘Flamingo’ njoftojnë 2 protesta, por vetëm pak njerëz grumbullohen para Ministrisë së Arsimit
18 Nëntor, 14:55 -
Kinë/ Samit ‘i paprecedentë’ i tre burrave më ‘të fuqishëm’ në botë! Pas 2 orësh bisedime me Putin, Xi Jinping pret me përqafime Trump në aeroport
18 Nëntor, 14:43 -
Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy makina! 6 të plagosur, një 33-vjeçar në gjendje të rëndë
18 Nëntor, 14:39 -
Kujdesi për foshnjat e lindura para kohe, Spahiu në maternitetin 'Koço Gliozheni': Investime me Italinë në 3 spitale rajonale
18 Nëntor, 14:22 -
I dënuar dy herë me nga 25 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni! Përdorte 3 emra për t'i shpëtuar drejtësisë
18 Nëntor, 14:17 -
Cërrik, u kap me pushkë në makinë, arrestohet 22-vjeçari! Në pranga edhe pasagjeri
18 Nëntor, 14:08 -
Tiranë/Edukimi për sigurinë rrugore nis që në bankat e shkollës! Rrugorja aktivitet ndërgjegjësues në shkollën ‘Hasan Prishtina’
18 Nëntor, 13:57 -
Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare
18 Nëntor, 13:33 -
Aktivitetet kulturore/ Perspektiva e kompozitorit britanik nga viti 1980 në Tiranë! Shfaqja ‘Mediums’ te teatri Metropol
18 Nëntor, 13:19 -
Një rast me malarie në Shqipëri, pacienti qytetar britanik! ISHP: Nuk ka vend për panik, raste sporadike të importuara
18 Nëntor, 13:07 -
Rama batuta me Berishën në Kuvend: Po të bien pantallonat po ik tani
18 Nëntor, 10:55 -
Sot Kuvend, Berisha mbërrin në Parlament me deputetët e tij
18 Nëntor, 10:22