Pas shpalljes 'Non grata' Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar i PD deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore! Basha:I shërbeu vendit, por përballë kemi SHBA

9 Shtator 2021, 20:37 | Përditesimi i fundit: 2021-09-10 09:06:50

TIRANË- Pas gati 30 vite, Sali Berisha nuk do të ulet në Kuvend si deputet i partisë Demokratike, pasi sot ai u përjashtua nga grupi parlamentar demokrat që vetë e themeloi në 1990. "Fundi" i erdhi nga "i biri shpirtëror", personi që futi vetë në parti dhe e katapultoi atë në postet më të larta, Lulzim Basha.