Pas shpullës së Macron e pëson një tjetër politkan në Francë, i hedhin miell fytyrës gjatë deklaratës

13 Qershor 2021, 16:04 | Përditesimi i fundit: 2021-06-13 16:07:01

FRANCË- Jean-Luc Mélenchon, politikani francez, drejtues i partisë së majtë dhe kandidat për zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një protestues i hodhi miell në fytyrë.

Mélenchon po fliste me gazetarët në një demonstratë kundër të djathtës në Paris të shtunën, kur një protestues i hodhi miell.