Pas sulmit të Hamasit, SHBA afron luftanijet pranë Izraelit

9 Tetor 2023, 11:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar anije, aeroplanmbajtëse dhe avionë ushtarakë në Mesdheun lindor dhe gjithashtu do t'i japë Izraelit pajisje dhe municione shtesë. Këto dërgesa vijnë pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, të cilin Presidenti Biden e quajti një "sulm të paprecedentë dhe të tmerrshëm". Një zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të SHBA tha se disa qytetarë amerikanë ishin në mesin e të vdekurve. Izraeli deklaroi se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 janë rrëmbyer.