Pas Superkupës vjen edhe nisja e shkëlqyer e Ligës Unike, Flamurtari i vajzave mposht Bashkimin! Trajnerja Hasanaj: E rëndësishme ta nisnim kështu

9 Nëntor 2022, 15:00

Pas fitores në Superkupë Flamurtari e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin në Ligën Unike. Vajzat vlonjatë në basketboll mposhtën Bashkimin në ndeshjen e parë sezonale, ndërsa trajnerja Hasanaj tha se ndihej tepër e lumtur për këtë formë që po kalon ekipi.