Pas takimeve në KQZ për financimet politike ruse, ambasadorja e SHBA Yuri Kim sot në Kuvend! Ja kë pritet të takojë

16 Shtator 2022, 10:54

Në Kryesinë e Kuvendit pritet që ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim të zhvillojë takim me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.

Kim thirri dje në takim kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, sekretari i përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin, deputeten e PD Jorida Tabakun dhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhin për t’i bërë të qartë se partitë politike duhet të qëndrojnë larg influencave që vijnë nga vende jo aleate të SHBA.