Pas tërheqjes nga një 'rrethim i dytë' të selisë, Berisha kërkon negociata? Paloka mund të ketë kërkuar tryezë me Bashën

13 Janar 2022, 23:07

Pas thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, pas protestës ku dështoi për të bërë atë që trumbetoi me të madhe, të merrte selinë e PD si edhe dënimit të dhunës në 8 janar nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, Sali Berisha duket se ka nisur të kuptojë se nga kjo "luftë" po humbet dhe ka nisur që të tërhiqet.