Pas thirrjes së Putin-it për mobilizim ushtarak, shpërthejnë protestat në Rusi! Të paktën 109 të arrestuar

21 Shtator 2022, 20:15

Në Rusi kanë shpërthyer protestat nga qytetarët, pas thirrjes së Putinit në mëngjes për t’u mobilizuar ushtarakisht. Më shumë se 109 persona u arrestuan gjatë protestave, tha një grup i të drejtave të njeriut në Rusi, disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi draftin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.