Pas Velipojës, sërish përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare! I vihet flaka 60 shezlongëve të një biznesi në Dhërmi, shkak dyshohet konkurenca

28 Qershor 2021, 08:16 | Përditesimi i fundit: 2021-06-28 11:49:32

Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.