Pasgoditjet e tërmetit vazhdojnë, gati 5 mijë viktima në Turqi e Siri! OBSH: Mund të shkojnë deri në 20 mijë! Ndihmë nga e gjithë bota

7 Shkurt 2023, 08:47

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Deri më tani raportohet për mbi 4800 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare.