Pashk Përvathi rivjen me një ekspozitë me 50 punë për detin, në ‘Galeri +' gjatë gjithë muajit

6 Prill 2025, 15:15 | Përditesimi: 6 Prill 2025, 15:15

Veprat shtrihen në një hark kohor 15-vjeçar, ndërsa në ekspozitë paraqiten 50 peizazhe nga Shëngjini deri në Himarë. Vendin kryesor e zënë peizazhet nga bregu i Dhërmiut dhe Vlorës. Tek veprat ndjehet bluja e thellë e Jonit dhe delikatesa e ujërave të Adriatikut, ndërsa ka një lojë kontrastesh dritë-hije të shkëmbinjve në buzë të ujit.

E.H/Shqiptarja.com